Vendosni fjalën kyçe....

“Mos kini frikë të angazhoheni nga frika se një Andi a një Shkullak do ju helmojë” – Veliaj “thumbon” gazetarët e Lapsi-t


Kryebashkiaku Veliaj ka ‘thumbuar’ gazetarët Andi Bushati e Armand Shkullaku.

Teksa po fliste për fitoren e PS-së në Kavajë e Rrogozhinë, ai ju bëri thirrje të rinjve që të mos shkurajohen e të mos ngurrojnë që të futen në politikë prej frikës se mund të dalin ‘një Andi e një Shkullak’ që t’i helmojë apo një Sali a Gridë që t’i shkurajojë.

“Shumë nga ju më keni pyetur për analistët që në këtë fushatë janë bërë rrogoz për politikën. Unë kam pas shumë respekt për kolegët e mi të PD-së apo LSI-së po të kem parë analist që zhgrryhen si militantët më ekstemistë. A kam ndonjë përgjigje për kalemxhinjtë, për lapsaxhinjtë, për ata që janë të familjeve të sigurimit. Sapo kemi fituar Kavajën, kjo është përgjigjia ime për të gjithë ata që na hyjnë përditë me gjuhën e urrejtjes, për ata që na futen përditë në familje, që duan të na përçajnë. Për të gjithë ata, sidomos djem e vajza të rinj që ngurrojnë të futen në politikë sepse mendojnë që te cepi i skenës politike do jetë një Gridë a Sali që do i dekurajojë, do jetë një Andi ose një Shkullak që do i helmojë, dhe prej kësaj arsyeje nuk angazhohen, unë ju them merrni shembull nga skuadra jonë.” – tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *