Vendosni fjalën kyçe....

Numër rekord votash të pavlefshme, mbi 76 mijë deri tani


 

Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme nga zgjedhjet e mbajtura më 25 Prill. Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë, rezultojnë 1 milion e 506 mijë e 861 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme plot 76 mijë e 308 vota.

 

Një shifër kjo relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente. Në zgjedhjet e vitit 2017, ishin rreth 32 mijë vota të pavlefshme në total.

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka pranuar në një prononcim për gazetarët se numri i madh i votave të pavlefshme deri më tani është shqetësuese.

Ndryshimi i formatit të fletës së votimit mund të jetë një ndër arsyet pse ka një numër të lartë fletësh votimi të pavlefshme.

Por dje ka pasur edhe një denoncim nga kandidatët e pavarur të Vetëvendosjes që votat e tyre po i nxjerrin të pavlefshme komisionerët duke ndërhyrë në to.

Sakaq duhet theksuar se ndërsa procesi i numërimit të votave vazhdon, ende nuk është shpallur zyrtarisht se s aka qenë pjesëmarrja në këto zgjedhje. Dime vetëm se janë thirrur për të votuar 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote por jo se sa prej tyre janë paraqitur për të bërë zgjedhjen e tyre./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *