Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, më saktësisht nga 4634 Qendra Votimi nga 5199 të tilla.
Sipas rezultateve të përditësuara nga KQZ sot në orën 07:01, rezulton se Partia Socialiste vijon të udhëheqë me 668975 mijë vota ose 48.65% të tyre.
Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim numëron deri më tani 541431 ose 39.38%, ndërsa Lëvizja socialiste për Integrim ka mbledhur 94973 vota, e përkthyer në përqindje 6.91%.
Pas tyre qëndron dhe supriza e këtyre zgjedhjeve, Partia Social Demokrate e Tom Doshit me 30549 vota ose 2.22%.
REZULTATET SIPAS QARQEVE: