Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja kërkesë KQZ-së t’i verë në dispozicion pamjet filmike dhe të dhënat elektronike


Partia Demokratike me anë të një shkrese i është drejtuar KQZ-së që t’i verë në dispozicion pamjet filmike të KZAZ-ve, qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në kërkesë thuhet se PD-ja nëpërmjet numëruesve dhe vëzhguesve ka mbledhur të dhëna se ka pasur parregullsi në procesin zgjedhor.

Shkresa kërkon që KQZ-ja kërkon t’i verë në dispozicion: 

1.Pamjet filmike të çdo qendre Qendre Votimi/KZAZ-ve

2.Pamjet filmike të regjistrimit të kamerave të regjistrimit të fletëve të votimit të çdo KZAZ-je.

3.Të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit elektronik për çdo QV/ KZAZ. 

4. Të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik dhe listave të zgjedhësve të nëshkruar mekanikisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *