Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me karrige tek shkolla “1 Maji”, policia procedon penalisht 3 vëzhguesit


Policia ka proceduar penalisht tre vëzhguesit e përfshirë në përplasjen që ndodhi një ditë më parë në shkollën “1 Maji” në kryeqytet, ku është vendosur KZAZ 30.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal, për veprën penale ‘Plagosja e lehtë me dashje’, për shtetasit:
J. M., 26 vjeç, O. L., 29 vjeç dhe A. D., 35 vjeç, të tre me detyrë vëzhgues në VNV nr. 30, te shkolla ‘1 Maji’.”– njofton Policia.

Uniformat blu sqarojnë se procedimi penal ndaj këtyre personave filloi pasi mbrëmjen e kaluar janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave. Pra se në cilat karrige do uleshin për të parë monitorin.
Vëzhguesit kanë përdorur edhe karriget kundër njëri-tjetrit siç u pa në pamjet që qarkulluan mbrëmjen e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *