Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Të gjithë të reflektojnë deri në shtator, edhe pse i vetëm ia dola që 25 prilli të shkonte pa probleme, do i shërbejë stabilitetit


Presidenti Meta i është drejtuar me një videomesazh qytetarëve të vendit.

Ai theksoi gjatë fjalës së tij se edhe pse i vetëm përballë gjithë institucioneve ia kishte dalë mbanë që të siguronte një proces votimi të qetë dhe pa skenare dhune duke i shërbyer stabilitetit të vendit.

Kreu i shtetit i ftoi partitë politike që të ruanin qetësinë dhe të respektonin procesin e numërimit si dhe ubëri thirrje për reflektim deri në shtator kur të ngrihen institucionet e reja.

“Të dashur qytetarë të Repubikës, më 25 prill ju e shprehët me votë vullnetin tuaj për të zgjedhur me votë përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë. Në këto momente është tepër e rëndësishme që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë nga Vermoshi në Knispol të numërohet e administrohet sipas ligjit. Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi e qetësi. Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit ka qenë  që sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të kthehet në shinat e Kushtetutës dhe parlamentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të githa institucioneve të kapura ia arrita që 25 prilli të ishte ditë e qetë, paqësore, pa skenare dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur që 25 prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në resekt të ligjit procesin zgjedhr dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator kur krijohen institucionet e reja që burojnë nga vota e 25 prillit.” – tha Meta në mesazhin drejtuar qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *