Është mbyllur numërimi në Berat dhe Partia Socialiste ka arritur të sigurojë mandatin e pestë në qarkun e Beratit, ndërsa Partia Demokratike ka marrë vetëm dy mandate.
Ky lajm është pritur me ovacione nga mbështetësit e PS-së të cilët e kanë marrë në krahë drejtuesin politik të qarkut Blendi Klosin.
Gjatë fjalës së tij, Klosi e ka quajtur këtë një rezultat të jashtëzakonshëm këtë dhe theksoi se ishte një gjë që e kërkonin që nga viti 2009.
“Është fantastik, është një rezultat spektakolar, një punë e madhe disa mujore dhe një punë e madhe për të bashkuar forcën e majtë me PS dhe ia arritëm që të merrnin mandatin e 5. Mandate të munguara në 2009, 2013 dhe nuk e arritëm në 2017, ndaj ishte dhe arsyeja që ne u vendosëm në këtë kufi dhe unë ndaj isha i pesti në listë.”– ka deklaruar Klosi në një prononcim për mediet.