Vendosni fjalën kyçe....

PS paralajmëron numëruesit: Nuk do tolerohet transferimi i votës së kandidatëve brenda listave


Në një deklaratë përpara gazetarëve, zëdhënësja e PS-së Bora Muzhaqi, ka deklaruar se kjo forcë politike dhe kryetari i saj Edi Rama nuk do ta tolerojë tjetërsimin dhe transferimin e votave të kandidatëve brenda listave.

“Së pari faleminderit me shumë respekt për të gjithë numëruesit e këtij procesi vendimtar për demokracinë dhe shoqërinë tonë.

Së dyti një falenderim shumë të veçantë për numëruesit socialist që pa u lodhur kanë punuar me respekt të qytetarëve dhe votës së tyre deri më tani.

Së treti pa vënë në dyshim integritetin dhe përkushtimin e mëtejshëm të numëruesve, dua që t’ju kujtoj që çdo çedim qoftë me qëllim apo edhe për mungesë vëmendje, që shkakton tjetërsimin e votës dhe ose kalimin e saj nga një kandidat tek tjetri është një krim zgjedhor.

Kryetari Edi Rama dhe Partia Socialiste janë të vendosur të mos tolerojnë asnjë numërues apo grup numëruesish që me gjasa mund të shkelin ligjin dhe të bëhen bashkëpunëtorë të një krimi të tillë.

Ky proces është i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, dhe askush nuk lejohet që ta dëmtojë shkëlqimin e deritanishëm të procesit me njollosjen e transferimit apo tjetërsimit të votës së kandidatëve brenda listave.

Ne kemi besimin se numëruesit janeë të gjithë në lartësimin e kësaj prove në një proces që deri këtu i ka zbardhur faqen shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve mbarë botës.

Forca, durim dhe korrektesë deri në fund.”- deklaroi Muzhaqi.

Zëdhënësja Muzhaqi, foli edhe mbi rezultatin e deritanishëm të procesit të numërimit.

Ajo theksoi se procesi në Durrës është i pambyllur dhe se PS pritet të sigurojë edhe dy mandate të tjera krahas atyre të siguruara tashmë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *