Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores së mandatit të tretë në Sheshin Skënderbej deklaroi se ka qenë fitorja më e vështirë.
Sipas Ramës kjo shënoi fitoren e karakterit të shqiptarëve.
“Kjo është fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e PS-së. Me gjithë numrin marramendës të fletëve të pavlefshme dhe atyre që kanë zgjedhur 12 dhe kanë gabuar me shenjën e preferencës, ne e kemi thyer rekordin tonë.
Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të zakonshëm, me fuqinë e jashtëzakonshme për ambicien për Shqipërinë dhe një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend. Një përqafim të madh të gjithëve ju, këtu edhe kudo, jam sot krenar si asnjerë për ju, për çdo vajzë e djalë, grua e burrë, që u anagazhua si patronazhist, koordinator edhe dha më të mirën për skuadrën tonë, kampione në fuqi, kampione përsëri.
Por më shumë se asnjëherë jam krenar për shqiptarët, që kaluan një provë të madhe karaktere në këtë moment kaq sfidues për Shqipërinë. Fitoi karakteri ynë si një forcë e pathyeshme edhe përballë fatkeqësive natyrore. Fitoi pakënaqësia jonë për gjërat që nuk shkojnë si një shtysë për ti zgjidhur hallet duke punuar më shumë, jo duke u ankuar. Fitoi forca më e madhe demokratike qytetare politike, PS. Kjo fitore duhet merituar në çdo ditë të 4 viteve që kemi përpara. Ta bëjmë natën ditë me punë të palodhur për Shqipërinë”-tha Rama.