Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariat 8 persona të cilët u përfshinë në sherrin e ndodhur në shkollën 1 Maji në qendrën e votimit.
Policia ndërhyri për të shuar konfliktin e ndodhur mes vëzhguesve dhe numëruesve të votave në këtë qendër.
Aktualisht procesi i votimit ka ndaluar në këtë qendër.
“Rreth orës 22:45, tek shkolla “1 Maji”, në VNV nr.30, me kërkesë të KZAZ-së, sherbimet e Policisë, me Vendim nr. 262, të KZAZ-së, kanë ndërhyrë në ambientet e brendshme të KZAZ-së ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave, pasi kishte një konflikt mes vëzhguesve dhe numëruesit të votave.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të mëtejshme hetimore.
Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave dhe shërbimet e policisë vijojnë të kryejnë detyrën për ruajtjen e rendit dhe qetësisë”-njofton policia.