Vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Kështu deri më tani (ora 09:11) janë numëruar fletët e votimit të 4725 Qendrave të Votimit dhe rezultati vijon të jetë në favor të Partisë Socialiste me 48.62% (682137 vota), e ndjekur nga Partia Demokratike me 39.39% (552603 vota), dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 6.91% (96954 vota).
Partia Socialdemokrate e Tom Doshit është e katërta në renditje për numrin e votave, duke siguruar deri tani 2.25% të tyre (31530 vota)
Nëse këto rezultate do i përkthenim në mandate: PS merr 73, PD 59, LSI 5 mandate dhe PSD 3.