Kandidati socialist më i votuar në Elbasan është Saimir Hasalla. Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit të votave për kandidatët, rezulton se ai ka siguruar 6872 vota.
Pas tij vjen drejtuesi politik i PS-së për këtë qark Taulant Balla, i cili deri më tani ka siguruar 5755 vota.
Ndërsa nga Partia Demokratike kandidati më i votuar rezulton Dashnor Sula, i cili kryeson listën me 5406 vota. Kandidati i dytë më i preferuar i demokratëve është Luçiano pasi ka siguruar 3277 vota.
Por PD ka siguruar 6 mandate në qarkun e Elbasanit, çka do të thotë se Luçiano Boçi i cili renditej i 7-ti në listë, e humbet mandatin e tij. Por nëse ai arrin të thyejë herësin e Partisë do të mund të ngjitet lart dhe të marrë mandatin që tani e mban Zheni Gjergji, që ka 542 vota. Ndërsa drejtuesi i qarkut Gazment Bardhi deri tani ka 1472 vota.