Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, ka nisur numërimi për kandidatët. E duket se Tirana deri më tani ka sjellë surpriza.
Nga Lista e Partisë Socialiste më e votuara është ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku me 2140 vota, e cila për momentin mbetet gjithashtu kandidatja më e votuar në të gjithë vendin nga të gjitha forcat politike. Pas saj vjen Fatmir Xhafaj me 622 vota.
Ndërkohë në listat e Partisë Demokratike, udhëheq kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 893 vota, i cili ia ka kaluar edhe kryetarit të partisë Lulzim Basha 279 vota. Më pas vjen Agron Shehaj me 193 vota.
Ndërsa në kampin e Lëvizjes Socialiste për Integrim kryeson Floida Kërpaçi e LRI-së me 140 vota, e ndjekur nga Kryemadhi me 51 vota.