Vendosni fjalën kyçe....

DASH i bën thirrje opozitës të pranojë rezultatin e zgjedhjeve: Do vijojmë bashkëpunimin e ngushtë me kryeministrin Rama


Departamenti i Shtetit i ka bërë thirrje opozitës që të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një postim në faqen zyrtare të DASH-it në Twitter, zëdhënësi Ned Price shkruan se SHBA-ja do vijojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama ndërsa vlerësohet edhe fushata e fortë e opozitës.

“SHBA uron popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, shkruhet në faqen e DASH-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *