Vendosni fjalën kyçe....

Edi Paloka: Kryetari real i PS-së në Durrës është Vangjush Dako, ne do vazhdojmë të luftojmë


Ka reaguar për herë të parë Partia Demokratike pas humbjeve të zgjedhjeve të 25 Prillit, ku siguruan vetëm 59 mandate përballë atyre 74 të Partisë Socialiste.

Në një deklaratë nga selia blu e Durrësit, nënkryetari i PD-së Edi Paloka tha se kryeministri Edi Rama ka bashkëpunuar me krimin për rezultatin në këtë qark, ku PD ka marrë 6 mandate përballë 8 të PS-së,

Ai iu referua ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, për të cilin kujtoi se është shpallur nongrata nga SHBA.

Ai përmendi një incident të ndodhur ditën e djeshme mes tij dhe Ferdinand Xhaferrit.

“Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.

Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listёn e Departamentit tё Shtetit Amerikan si figura mё e korruptuar dhe e lidhur me krimin nё Shqipёri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisё Demokratike nё Durrёs, Z. Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi nё ambjentet e Pallatit tё Sportit nё, ku numёroheshin votat e KZAZ 21 nё Durrёs. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjё moment të tregojë se ai ёshtё kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrёsit.

Sot fryma e ndryshimit ёshtё mё e madhe se asnjёherё tjetёr. Ne jemi mё tё fortё dhe mё tё vendosur se kurrё dhe me vendosmёri ne do tё luftojmё çdo ditё pёr tё mbrojtur demokracinё dhe për të sjellë sё bashku njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin tonё.

Ne do tё vazhdojmё tё luftojmё derisa demokracia tё fitojё.”- tha Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *