Pasi siguroi mandatin e tretë për të qeverisur vendin, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të banesave të reja që po ndërtohen në zonën e Fushë-Krujës për familjet që iu shembën banesat nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-ës.
Rama shkruan se tani do të ketë tre herë më shumë punë, për t’iu kthyer shqiptarëve borxhin ku e futën me votat e 25 Prillit.
“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit.*FushëKrujë”– shkruan Rama krahas videos.
Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate në këto zgjedhje duke vulosur fitoren për Edi Ramën që mban qeverisjen e vendit edhe për katër vite të tjera.
Partia Demokratike ka marrë 59 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim vetëm 4 mandate. Një rezultat tejet zhgënjyes ky për LSI-në, që ka marrë vetëm 1 mandat më shumë se PSD-ja e Tom Doshit.