Vendosni fjalën kyçe....

I arrestuar në SHBA për trafik droge, sekuestrohet pasuria e Ylli Didanit në Tiranë


Sekuestrohen pasuritë e shqiptarit Ylli Didani, të arrestuar nga DEA në SHBA, për trafik të lëndëve nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. 

Pasuritë e 44-vjeçarit në Shqipëri përfshijnë një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë, një shoqëri tregtare si dhe një llogari bankare me vlerë rreth 206 mijë dollarë.

Didani akuzohet se drejtonte një rrjet global që shpërndante kokainë në 15 vende, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dërgesa”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.200.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit. 

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi disamujor, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Dërgesa”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 26.04.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit Y. D., 44 vjeç, aktualisht i arrestuar nga  autoritetet e DEA-s (antidroga)  në SHBA, pasi është i akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në SHBA dhe Evropë. 

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 1.200.000 dollarë, konkretisht:

  • Një njësi tregtare me vlerë të përafërt rreth 1 milion dollarë;
  • Një shoqëri sh.p.k;
  • 1 llogari bankare me vlerë rreth 206.000 dollarë.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *