Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i LSI-së, Aldi Fusha: Mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje


Kandidati i LSI-së në Tiranë Aldi Fusha thotë se mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje.

Në një prononcim për televizionin “MCN TV”, ku po fliste lidhur me procesin e numërimit që po shkon drejt fundit dhe ka mbetur vetëm një kuti e fundit e Lezhës pa u llogaritur, Fusha bëri këto akuza.

Ai tha se të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin procesin e numërimit për të favorizuar Partinë Socialiste me në krye Edi Ramën.

“Ne jemi në një fazë drejt fundit, po shikojmë çdo votë për rezultatin nuk mund të flasim deri në fund të procesit.  LSI deri tani ka marrë 1400 vota nuk është rezultati që prisnim por mafia kombëtare dhe ndërkombëtare janë futur fuqishëm në këto zgjedhje dhe do të përgjigjen për këtë. Pati një qëllim në fillim të procesit për të hapur kutitë për të favorizuar PS. Të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin këtë proces por do të presim fundin për të qenë më të qartë në lidhje me këtë process.”- tha Fusha.

Partia Socialiste ka siguruar 74 mandate në këto zgjedhje duke vulosur fitoren për Edi Ramën që mban qeverisjen edhe për katër vite të tjera.

Partia Demokratike ka marrë 59 mandate, ndërkohë që Lëvizja Socialiste për Integrim vetëm 4 mandate. Një rezultat tejet zhgënjyes ky për LSI-në, që ka marrë vetëm 1 mandat më shumë se PSD-ja e Tom Doshit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *