Kandidatja për deputete e PS-së, Mimi Kodheli, tha se është pro një koalicioni qeverisës me bazë të gjerë, në të cilin të marrë pjesë edhe PD-ja.
Gjatë një interviste në News24, Kodheli tha se kreu i PD-së, Basha është mjaftueshëm inteligjent për të mos u penguar nga tensioet e brendshme por duhet t tregojë se ka një mision.
“Jam absolutisht pro një koalicioni me bazë të gjerë. Fjala koalicion është e artë. Dhe nuk është pazar, nuk do e shihja kurrë të tillë. PS-ja i ka 74 mandate por duhet thënë një mesazh. Për t’i dhënë një mesazh më së pari vetes por dhe të tjerëve, që Shqipëria mund të bëhet edhe duke punuar bashkë. Kjo nuk është një gjë, gati gati çuditen ose vjen pozita ose opozita. Nuk është rasti im që të them, koalicion mund dhe duhet të ketë, sidomos në momente kyçe kur presim pas një muaji ose dy, tryezën ndërqeveritare për çeljen e negociatave. Basha është mjaftueshëm inteligjent për të mos u penguar nga tensionet e presionet. Nëse ai ka një mision, ky është momenti për ta treguar.” – tha Kodheli.