Kryetarja e LSI-së tha so se 70% e votave të pavlefshme i përkasin LSI-së.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia e partisë që drejton, Kryemadhi, tha se forca politike që drejton i bëri llogaritë gabim qoftë me djegien e mandateve, qoftë me mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të vitit 2019 duke paguar kosto të mëdha sot.
Po kështu ajo akuzoi sistemin zgjedhor, për të cilin tha se u ndryshua në mënyrë të njënashme nga kryeministri Rama dhe në shkelje të Kushtetutës, gjë që kishte penalizuar LSI-në dhe opozitën.
‘’Dua të falënderoj 81 mijë votuesit e pavlefshëm, ku 70% e tyre janë të LSI-së. Megjithatë beteja jonë vazhdon, nuk ndalemi, jemi me qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin. Bujrum në partinë tonë, në parrtinë e të rinjve e të rejave. I bëmë llogaritë gabim në djegien e mandateve dhe mosmarrjen pjesë në zgjedhjet lokale dhe paguam kosto për këtë. Po kështu sistemi zgjedhor, i miratuar nga Edi Rama në mënyrë të njëanshme e në shkelje të Kushtetutës, na penalizoi.” – tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së