Vendosni fjalën kyçe....

Mark Marku si poliglot: Unë e mësova italishten për dy vite, ndërsa Bolino…


Mes botuesit Carlo Bolino dhe kandidatit për deputet Mark Marku është zhvilluar një debat me tone të larta në emisionin “Open”, duke hedhur akuza ndaj njëri-tjetrin, teksa po diskutonin për mosnjohjen e zgjedhjeve nga ana e Partia Demokratike.

 Marku tha se do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha ai që do të dalë ta thotë zyrtarisht këtë gjë, ndërsa Bollino u shpreh se ky është një gabim, është njësoj si të kthehesh pas në kohën kur dogjën mandatet.

Pas replikës së Bollinos, Marku shfaqet si poliglot dhe thotë se ai ka mësuar të flasë italisht për dy vite ndërsa botuese pas 30 vitesh në Shqipëri nuk flet mirë shqipen.

Debati:

Carlo Bolino: Mos harro që je profesor. Nuk ke si të thuash këtë gjë, është njësoj si të kthehesh pas në kohë dhe të djegësh mandatet.

Mark Marku: Po ti mos harro që ke 30 vjet në Shqipëri, je gazetar e nuk di shqipen. I vë në shërbim të qeverisë median, je tregtar i medias, as gazetar nuk je ti

Carlo Bolino: Je shitur për 8 vite si analist i pavarur dhe dole i shitur në një parti politike. Mos më bëj leksione mua se nuk kam nevojë. Mos të flasim për Italinë se ka traditë tjetër.

Mark Marku: Keni dhe traditën e Musolinit.

Carlo Bolino: Ju pretendoni që bindja juaj janë faktet. Ju tani akuzoni forca politike që kanë vjedhur zgjedhjet, bëni shumë mirë, faktoni, shkoni në KQZ dhe SPAK.

Mark Marku: Kush tha që nuk e kemi bërë?

Carlo Bolino: Shumë mirë. Deri tani faktet e vërtetuara janë vetëm vjedhjet e votave nga anëtarët e LSI-së. Kryemadhi ka pranuar që gabimi fatal ka qenë djegia e mandateve. Nëpërmjet këtyre, i keni humbur zgjedhjet.

Mark Marku: Kemi humbur se na kanë vjedhur.

Carlo Bolino: Pavarësisht nga gafa fatale, propozoni të bëni të njëjtën gjë.

Mark Marku: Je i fundit që mund të na japësh këshilla. Je i fundit që mund të marrim në konsideratë qoftë vërejtjen më të vogël.

Carlo Bolino: Ti je anëtar i një parti politike. I keni humbur zgjedhjet se keni folur për dhunë e për sulme. Shkoni në shesh e thoni “të shporrim”.

Mark Marku: Je komunist. Nuk je as komunist italian. Unë kam qenë student në 1990 dhe është turp që vjen e na thua që protesta është dhunë. Mendoja se je komunist italian, ti qenke komunist i Enver Hoxhës.

Carlo Bolino: Pak më vonë ta tregoj unë me fakte se unë di të bëj gazetarin. Ta tregoj unë me fakte se e kam zbuluar një gjë që do ta tregoj më vonë pse PD ka humbur zgjedhjet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *