Është mbyllur herët këtë mëngjes numërimi i kutisë së fundit në Tiranë.
Kështu rezulton se PS-ja ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë plot 48.67 % të vota ose 18 mandate.
Nga ana tjetër PD dhe Aleancës për Ndryshim ka marrë 39.12 % ose 15 mandate, ndërsa LSI vetëm 2 mandate ose 6 % të votave.
Partia Social Demokrate e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.
Në këto zgjedhje ka patur një numër mjaft të madh të votave që janë shpallur të pavlefshme, vetëm në Tiranë ka patur 18 mijë e 422 të tilla.