Një video e një qytetari i cili pretendon se ka shitur votën kundrejt 50 mijë lekë të vjetra.
Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.
Ai pretendon se lekët janë shpërndarë nga makina policie.
“Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë. Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia. Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota. Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit. Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa”-thotë qytetari në videon e postuar nga Syri.net.