Vendosni fjalën kyçe....

NATO-ja s’e “njeh” Albin Kurtin si kryeministër të Kosovës, i referohet si “Z. Albin Kurti nga Kosova”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohet ditën e nesërme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në njoftimin publik në faqen zyrtare të NATO-s, për takimin thuhet se Sekretari i Përgjithshëm Stolteberg do takohet me zotëri Albin Kurti nga Kosova, shkruan Lajmi.

“Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s.” thuhet në njoftim.

Kurti ndodhet që prej ditës së djeshme në Bruksel ku ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *