Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmërimi i Metës: Për kërcënimin e Tao Taos dhe bandave ka vetëm një përgjigje, do firmos dekretin për mbrojtjen e Republikës


Presidenti Meta ka paralajmëruar se do nënshkruajë dekretin për mbrojtjen e Republikës.

Reagimi i tij vjen pak pas paralajmërimit për shkarkimin e tij nga detyra të bërë nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla.

Kreu i shtetit shkruan se kërcënimi i fundit që vjen nga Tao Tao dhe bandat e Elbasanit dhe mbarë vendit kanë vetëm një përgjigje dhe ajo është firmosja e dekretit të premtuar më 2 mars.

“Kërcënimi i fundit, që vjen përmes Tao Taos, nga bandat e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë ka vetëm një përgjigje: Presidenti, gati për të firmosur Dekretin për mbrojtjen e Republikës! Shqipëria e Shqiptarëve! 🇦🇱  Vdekje tradhëtarëve!” – shkruan Meta në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *