Kanë vijuar replikat në distancë mes Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Balla e presidentit Meta.
Pasi kreu i shtetit paralajmëroi se do firmoste dekretin për mbrojtjen e Republikës, Balla e ironizon duke shkruar se e ka tharrë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës.
Numri dy i PS-së i bën thirrje presidentit që të mos e kujtojë Elbasanin se pastaj do i duhet të pijë raki pishe.
“Likja e paska tharë që në mëngjes shishen e rakisë së dëllinjës! Tani vazhdo me kumbullën Like dhe në darkë kalo ke rrushi, se LSI-së s’ke ça i pi më! Po Elbasanin mos e kujto fare se do të duhet raki pishe pastaj!” – shkruan Balla në Twitter.