Policia i ka kërkuar KQZ-së informacion mbi katër persona lidhur me përplasjen fizike të ndodhur para dy ditësh në KZAZ-në 30 në shkollën ‘1 Maji’ në Tiranë.
Në një letër dërguar KQZ-së, Komisariati 1 i kërkon KQZ-së që të specifikojë pozicionin e punës për katër personat e përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave.
Sherri masiv ndodhi dy ditë më parë e në të u përfshinë një grup i madh personash ndërsa arsyeja e përplasjes nuk dihet ende.