Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm kutia e fundit në Lezhë po mban hapur numërimin e votave


Numërimi është mbyllur në të gjitha qarqet përveç një, Lezhës. Më saktë vetëm një kuti po mban peng mbylljen e procesit të numërimit.

Por me një kuti të fundit nuk besohet se do të ketë ndonjë ndryshim rezultati në Lezhë, ku kryeson Partia Demokratike me 33914 vota (ose 47.53%), e përkthyer në 4 mandate.

Më pas vjen Partia Socialiste me 27109 vota (ose 37.99%) e tyre, e përkthyer në 3 mandate.

Sipas një procesverbali të Balkanweb, ky qark ka përfunduar por rezultati i kutisë së fundit që i përket njësisë administrative të Kallmetit ka kontestime nga ana e demokratëve për parregullsi.

Me sa duket në Kallmet PD-ja ka dalë forcë e tretë. PS-ja ka siguruar 160 vota, LSI-ja 97 dhe PD-ja 84.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *