Tre persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend lidhur me Covid-19.
Nga 2079 testime të kryera janë gjetur 118 raste të reja me koronavirusin e ri.
Viktimat janë 2 qytetarë nga Tirana e 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-73 vjeç.
Në spitalet covid në Tiranë e tre spitale rajonale po kurohen 129 pacientë nga të cilët 11 janë në terapi intensive me 3 të intubuar.