Vendosni fjalën kyçe....

Boiken Abazi i Vetëvendosjes nxjerr tabelën krahasuese me PSD-së: Shpërndarja e votave që s’na i prekën dot


Kreu i Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi, ka shpërndarë një tabelë krahasimore të votave të tij dhe të PSD-së në njësitë administrative të Qarkut Tiranë.

Abazi, i cili mori pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit ka theksuar se rezultati që mori në Njësinë 10 ku u zbatua identifikimi, votimi e numërimi elektronik i votës tregon një diferencë shumë më të vogël mes tij dhe PSD-së krahasuar  me njësitë e tjera në Tiranë, Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë e Vorë ku diferenca është disa herë më e lartë.

Tre kandidatët e Vetëvendosjes kanë denoncuar ditë pas dite procesin e numërimit të votave duke publikuar foto e video ku pretendojnë se tregohet manipulimi i votave të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *