Kreu i KQZ-së u ka bërë thirrje komisionerëve në Tiranë, Durrës, Lezhë e Elbasan që të vijojnë pa ndërprerj numërimin për të përmbyllur procesin sa më shpejt.
Në një postim në Facebook, Celiabashi bën me dije se procesi është drejt fundit si dhe këshillon komisionerët që të hedhin të dhënat në sistemin elektronik të KQZ-së.
“Procesi i numërimit të votave për kandidatët, drejt fundit. Vijon numërimi në 9 KZAZ (Tiranë, Durrës, Lezhë & Elbasan). Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.” – shkruan Celibashi në Facebook.