Vendosni fjalën kyçe....

Denoncoi se kishte marrë 200 mijë lekë për katër vota nga policia, ndalohet qytetari


Një qytetar nëpërmjet një video të publikuar nga Syri.net pretendonte se kishte marrë 200 mijë lekë për katër vota nga persona brenda makinës së policisë.

Gazetari Elidon Ndreka duke iu referuar burimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë raportoi për “BalkanWeb” se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *