Vendosni fjalën kyçe....

Fatmir Xhafaj thyhen pragun në Tiranë


Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listë por i mbetur jashtë nga votat e partive, ka thyer kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve.

Burime nga shtabi zgjedhor i zotit Xhafaj thanë për gazetën TemA se deri në rreth 60 për qind të kutive ata kanë rreth 12 mijë vota.

Shifra mund të rritet në kutitë e mbetura, por ndërkohë Xhafaj është deputeti i pare i konfirmuar jashtë kufirit të pritshëm të listës së partisë, në Tiranë.

Aktualisht sipas rezultateve të KQZ-së deri më tani Xhafaj ka 9030 vota.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *