Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet me armë argjendaria në Vlorë, momenti i arrestimit të autorit të dyshuar (VIDEO)


Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:05, ku një person i armatosur kanë hyrë në një argjendari në bulevardin Ismali Qemali. Ai ka marrë disa bizhuteri duke kërcënuar pronaren dhe klientët me armë dhe më pas është larguar. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje.

Autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë është arrestuar dhe është identifikuar si Martin Kapllanaj, 18-vjeç.

Njoftimi i Policisë

“Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *