Vendosni fjalën kyçe....

Grabiti argjendarinë në Vlorë me armë gjahu, arrestohet 18-vjeçari i dyshuar (Video)


Është arrestuar autori i dyshuar i grabitjes së argjendarisë në Vlorë.

Ai është 18-vjeçari me inicialet M.K. i cili paraditen e sotme grabiti me armë gjahu një argjendari në qytetin bregdetar.

Ngjarja ndodhi në bulevardin ‘Ismail Qemali’ ku adoleshenti pasi ka marrë një sasi bizhuterish duke kërcënuar me armë shitesën është larguar me shpejtësi po është kapur pak çaste më pas nga policia.

Njoftimi

“Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *