Ministria e Jashtme e Italisë ka vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Në një deklaratë zyrtare, ajo përshëndet rolin e KQZ-së e kreut të saj, Celibashi në këtë proces.
Po kështu Roma zyrtare bën thirrje që raportimet e pretenduara të manipulimit të votës e parregullsitë e tjera të vlerësohen me përpikmëri sipas prodedurave të kodi zgjedhor.
Sipas komunikatës së ministrisë italiane, 25 prilli do ndihmojë në forcimin e proceseve demokratike e integrimin europian.
Ajo u bën thirrje palëve politike në vend që të bashkëpunojnë për të mirën e vendit duke forcuar institucionet demokratike.