Kryeministri i Kosovës ka deklaruar nga Brukseli se dialogu me Serbinë mund të nisë në qershor të këtij viti.
Kurti ndodhet në kryeqytetin belg prej dy ditësh ku është takuar me zyrtarë të lartë të BE-së, shkruan Koha.
Ditën e sotme ai është takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Borrell dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ka thënë se çështja e dialogut me Serbinë nuk është lënë pas dore.
“Dialogu nuk do të jetë i neglizhuar nga ne. Unë do të vij përsëri në mes të majit për darkën që do të shtroni me liderët e Ballkanit perëndimor dhe do të shikoj që të kem biseda e takime për të filluar një periudhë të re të dialogut Fillimisht do të kemi darkën me liderët e Ballkanit Perëndimor, e pastaj në muajin qershor mund të fillojmë me kapitullin e ri të dialogut”, ka thënë ndër të tjera Kurti.