Manchester United mundi Romën në gjysmëfinalen e parë në Angli për Ligën e Evropës.
Në ‘’Old Trafford’’, Manchester United kaloi në avantazh shumë shpejt me një aksion model të finalizuar me finesë nga Bruno Fernandez, por italianët reaguan shpejt me Pellegrinin.
Roma përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë me Dzekon, ndërkohë ‘Djajtë’ do të ishin të pamëshirshëm në pjesën e dytë.
Cavani shënoi dy herë në portën e romakëve duke përmbysur rezultatin, kurse më pas Pogba, Fernandes dhe Greenwood në fund vulosën rezultatin tenistik 6-2.
Nga ana tjetër Arsenal ka humbur në Spanjë ndaj Villareal me rezultatin 2-1. ‘Nëndetëses së Verdhë’ iu deshën vetëm 5 minuta lojë për të kaluar në avantazh me Trigueros kurse mbrojtësi Albiol dyfishoi shifrat.
Edhe pse me 10 lojtarë ‘’Topçinjtë e Londrës’’ nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat me penalltinë e Nicolas Pepe.
Duket se Manchester United ka hedhur një hap të sigurtëpër në finale, pasi Romës do i duhet një mrekulli, të paktën 4-0 për kualifikim. Ndërkaq në ‘Emirates Stadium’ kualifikimi është i hapur pasi Arsenal pavarësisht humbjes ka avantazhin e golit jashtë fushe.