Dy fëmijë kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, pasi një burrë u fut me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinën Jugore. Të plagosur kanë mbetur edhe dy të rritur të tjerë.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
BBC shkruan se ngjarja ka ndodhur në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang. Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe ka nisur një hetim mbi sulmin.
Kina është përballur me një mori sulmesh me thikë në shkolla gjatë viteve. Ata që kanë kryer sulmet kanë qenë zakonisht njerëz që vuajnë nga sëmundje të karakterit mendor, ose që kërkojnë hakmarrje ndaj zyrtarëve apo ndonjë individi të njohur për ta.
Motivi i sulmit të së mërkurës nuk është i qartë, por i dyshuari raportohet të ketë hyrë në kopshtin e fëmijëve rreth orës 14:00. Gjashtëmbëdhjetë fëmijë dhe dy mësues u plagosën.
Agjencia e lajmeve kineze Xinhua raportoi se dy fëmijë ndërruan jetë më pas nga plagët e tyre. Dy nga të plagosurit po kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale dhe 14 të tjerë po marrin trajtim mjekësor. Kopshtet në Kinë zakonisht mbajnë fëmijë nga mosha tre deri në gjashtë vjeç.
JUST IN – Massacre in China. Knifeman attacks kindergarten in Beiliu, China. 16 kids, 2 teachers reportedly injured. Suspect detained.pic.twitter.com/gWCnidvooR
— Disclose.tv 🚨 (@disclosetv) April 28, 2021