Po prisni pak o burrat e dheut!
Prisni të mbarojë proçesi; të shqyrtohen ankesat; të shqyrtohen fakte e prova për të kuptuar se ç’ndodhi.
Lulzim Basha ka barrën të provojë para institucioneve, partisë e publikut çfarë ndodhi me zgjedhjet? Çfarë u bë mirë e çfarë jo?! Askush nuk mund të shpallet fajtor pa iu dhënë mundësia të mbrohet!
Ndaj kërkesat për dorëheqje pa bërë më parë një analizë të thellë e të plotë janë emocionale (e kuptueshme kjo). Janë të pa pjekura dhe aspak në interes të publikut për një PD solide, të fortë e qendër përbashkuese të rezistencës për LIRI e DEMOKRACI.
PD nuk bëhet solide nëse nuk analizohet rezultati dhe shqyrtohen të gjitha faktet. Nuk bëhet solide duke shpallur “fajtor” në media një njeri, pa kuptuar se ç’ndodhi!
Kushdo që aspiron të marrë drejtimin e PD-së, do ti duhej ky proçes.
Ndaj duhet anashkaluar mllefi personal. Duhet arsye qetësi, ftohtësi largpamësi.
Askush i vetëm nuk është më i mirë se tjetri, por të gjithë bashkë bëhemi më të fortë. Por duhet të shqyrtojmë faktet si fillim.
Të gjithë ata që janë antiregjim janë të domosdoshëm. PD-ja ka mision historik t’i thërrasë e t’i bashkojë, jo t’i largojë.
Përçarja ndihmon regjimin.