Vendosni fjalën kyçe....

Policia gjermane ngre alarmin për bombë, por kishte qenë vetëm një lodër seksi


Pas një alarmi se ishte gjetur një bombë nga koha e Luftës së II Botërore, policia gjermane ka njoftuar se ajo që mendohej se ishte një granatë dore, kishte qenë në të vërtetë një lodër seksi prej gome.

Incidenti ndodhi në Bavari, ku një grua kishte qenë duke bërë vrapin e mbrëmjes dhe lkishte parë përtokë një qese plastike që përmbante brenda disa objekte. Njëri prej tyre dukej si granatë.

Por pasi oficerët kishin ekzaminuar me kujdes përmbajtjen e çantës, ata shpejt zbuluan se granata e dorës kishte qenë vetëm një lodër gome.

“Një kërkim në internet konfirmoi dyshimin.”– tha policia bavareze, citon Euronews.

“Ka vërtet lodra seksi në formën e granatave të dorës, dhe kjo ishte ajo me të cilën ne po merreshim këtu”.

Në çantë u gjetën edhe një tub lubrifikanti, dy prezervativë të papërdorur në një kuti dhe një kabëll USB-je.

Për shkak se çanta kishte nisur të dekompozohej, besohet se sendet kishin qenë në pyll prej një kohe shumë të gjatë.

Zbulimi i municioneve të harruara ose të fshehura nga koha e luftës, ndodh shpesh në Gjermani edhe pse ka më shumë se 75 vjet që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Autoritetet thanë se ata kishin marrë përsipër asgjësimin e sendeve të gjetura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *