Në Partinë Socialiste djali i ish-deputetit nga radhët e PDIU-së-Aqif Rakipit, theu pragun dhe pritet të jetë në parlamentin e ri si i zgjedhur në Tiranë.
Orlando Rakipi është djali i Aqif Rakipit i cili pritet të hyjë në parlamentin e Shqipërisë.
Por demokratët harrojnë se në radhët e tyre një deputete e në moshën 22-vjeçare, Andia Ulliri është mbesa e Abaz Ullirit biznesmeni nismëtar i hapjes së mobilerive në vend në zonën e Fushë Krujës në vitet 90.
Abaz Ulliri është vrarë në vitin 1994 dhe familja e 22 vjeçares është me reputacion në zonë.
Pra demokratët ankohen që për shkak të influencën që mund të ketë pasur Aqif Rakipi ka bërë që në parlament të hyjë djali i tij por harrojnë që me të njëjtin model janë marrë votat edhe për 22-vjeçaren.
Madje Andia Ulliri sipas rezultateve të KQZ-së ka marrë më shumë vota se “emrat e mëdhenj” të politikës së PD-së në Durrës, duke i mundur të gjithë.
Kjo nuk i ka bërë të flasin demokratët se si i ka arritur një 22 vjeçare të ndikojë në elektoratin e opozitës madje më shumë se Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi të cilët janë mbrapa me vota të personalizuara nga Ulliri në këtë qark./Hashtag.al