Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin “Opinion” deklaroi se dora e shtrirë për bashkëpunim për Partinë Demokratike nuk ka vija të kuqe.
I pyetur mbi fushat e bashkëpunimit me PD-në, Rama nuk përjashtoi asnjërën por theksoi se nuk ka barriera.
Pjese nga diskutimi
Fevziu: Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?
Rama: Nuk kam asnjë kufi.
Fevziu: As bashkëqeverisje?
Rama: Asnjë kufi.
Fevziu: As bashkëqeverisje?
Rama: Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.
Hoxha: A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale?
Fevziu: Po vijë të kuqe?
Rama: Asnjë vijë të kuqe.
Fevziu: Përballë opozitës shqiptare?
Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë Sshqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Fevziu: Po LSI?
Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër.