Vendosni fjalën kyçe....

“Rrezikova jetën”- Gazetari Enrik Mehmeti po e filmonte “live” grabitjen e argjendarisë në Vlorë


Gazetari i “News 24” Enrik Mehmeti ka rrezikuar jetën për të filmuar live grabitjen që po ndodhte në një argjendari në Vlorë.

Ndërsa ka qenë duke kaluar pranë argjendarisë, instikti i gazetarit bëri që Mehmeti të kuptonte se diçka nuk shkonte kur pa një grua të shtrirë përtokë me duart në kokë brenda dyqanit. Një tjetër person, mesa duket klient ishte gjithashtu i shtrirë sëbashku me djalin e tij.

Ai ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë, derisa grabitësi pasi ka marrë një sasi bizhuterish është larguar duke nxjerrë një armë dhe duke qëlluar në ajër.

Mehmeti ka treguar në një lidhje të drejtpërdrejtë me televizionin “News 24” se ky ka qenë momenti më kritik, pasi ai rrezikonte jetën.

“Kuptova se diçka nuk shkonte kur pashë një grua të shtrirë përtokë. Pronarja e dyqanit më kërkonte ndihmë me shenja dhe unë filmoja live në një moment mbaja dorën duke filmuar dhe në dorën tjetër kam njoftuar policinë për atë që kam ndodhur.

Këto janë pamje ekskluzive. Pa marrë parasysh rrezikun e jetës arrita ta filmoja dhe e kam ndjekur pas derisa është arrestuar nga policia. Pronarja e dyqanit ka qenë një prej atyre që e ka ndjekur nga pas grabitësin.

Por interesi qytetar qëndron mbi çdo gjë, sepse mund të shërbejë edhe në vazhdimësi. Fati më i madh është që nuk pati viktima në këtë ngjarje, nuk pati të plagosur. Momentin që ai ka parë njerëz të grumbulluar jashtë, ai ishte larguar pa dëmtuar asnjë njeri. Vetëm momenti kulminant ka qenë kur ai doli me armë nga dera e dyqanit, duke më rrezikuar mua dhe qytetarët, pasi po kalonin edhe fëmijë në rrygë.”- ka deklaruar Mehmeti.

Ai ka treguar se ndërsa filmonte në celular, ka menduar se ishte në transmetim live, por në fakt ka qenë vetëm duke xhiruar videon.

Grabitja në Vlorë ndodhi 11:00 dhe policia arriti ta arrestonte autorin në kohë rekord. I dyshuari është identifikuar si Martin Kapllani, 18 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *