Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një intervistë për emisionin “Open” shpjegoi rrugën që do ndjekë opozita për shtrembërimin e pretenduar të rezultatit të zgjedhjeve.
Salianji tha se procesi do ankimohet ligjërishtë në të gjitha hallkat e gjyqësorit.
Më tej, PD-ja do dalë me vendime hap pas hapi.
“Ne do e ankimojmë nga pikëpamja ligjore. Do e ankimojmë në të gjitha instancat, në KQZ, në KAS, në Kolegj Zgjedhor pastaj duke marrë të gjithë pjesën e dokumentacionit, të pamjeve filmike, të gjitha procesit.
Ne do bëjmë gjithçka nga pikëpamja ligjore dhe nëse nuk funksionon, pa diskutim që do marrim vendime hap pas hapi. Jemi akoma pa përfunduar procesin, ju thoni çfarë do bëjë opozita”-tha Salianji.