Vendosni fjalën kyçe....

Sherr mes dy vëllezërve, 26-vjeçari në Dibër kap thikën dhe vret vëllanë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në një fshat në Dibër, ku një i ri ka vrarë me thikë vëllanë e tij.

Dy vëllezërir që jetojnë në fshatin Allabegi të Maqellarës, janë konfliktuar njëri me tjetrin dhe njëri prej tyre, ka marrë thikën duke goditur tjetrin. 23-vjeçari me inicialet B.T është dërguar në spital, por për fat të keq nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve.

“Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.,  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,   B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes.”- thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *