Vendosni fjalën kyçe....

Topalli nuk ia del të bëhet faktor në këto zgjedhje, jep dorëheqjen nga Lëvizja për Ndryshim


Jozefina Topalli e cila në zgjedhjet e 25 prillit garoi me Lëvizjen për Ndryshim të themeluar prej saj nuk ia doli që të merrte asnjë deputet në të gjitha qarqet që garoi.

Ditën e sotme pasi gati në përfundim edhe të numërimit të votave për kandidatët, Topalli nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar largimin nga lëvizja e krijuar prej saj.

Ajo falënderon stafin dhe kandidatët që garuan në zgjedhje që sipas saj “sfiduan klasën politike aktuale”.

Më tej ajo thotë që dëshiron që njerëz patriotë të vazhdojnë Lëvizjen.

Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje.

Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, sejcilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan.

Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare”-shkruan Topalli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *