Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Dibër/ Pasi qëndruan në lokal deri në mesnatë, i riu vrau vëllanë me thikë sapo u futën në oborrin e shtëpisë


e

 

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi pas mesnate në Dibër, ku Florian Tonuzi vrau me thikë vëllanë e tij më të vogël.

Të dy vëllezërit Florian dhe Benard Tonuzi (respektivisht 26 dhe 23 vjeç) kishin qëndruar deri në mesnatë në një lokal në Maqellarë. Më pas janë kthyer sëbashku në një makinë, e ndërsa ka qenë në timon vëllai më i madh ka goditur me thikë vëllanë më të vogël që ndodhej në sediljen e parë.

Kur djemtë kanë mbërritur në shtëpi, i kanë thirrur babait që t’iu hapte portën dhe pikërisht aty ka ndodhur dhe ngjarja tragjike. I ati e ka parë gjithë incidentin.

Fqinjët kanë deklaruar për gazetarët se familja Tonuzi ishte e qetë dhe nuk kishte shfaqur probleme më herët. Megjithatë mësohet Florian Tonuzi kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu (3-4 muaj), ndërkohë që dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike. Sipas fqinjëve, pas daljes nga burgu Floriani kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.

“Janë familje e mirë. Në hallet dhe punët e veta. Shihnin hallet të veta. I vogli iu shtrua punës. Nuk kanë pasur konflikte, ne nuk dimë gjë. Me aq as kemi parë, sjellja ka qenë e mirë. Vetëm këta dy djem kanë familja. Ishin të pamartuar. E morëm vesh ngjarjen kur u zgjuam në mëngjes, s’dimë gjë gjëra të tjera.”- tregoi njëri prej fqinjëve.

Pas ngjarjes, 26-vjeçari është arratisur dhe policia është vënë në kërkim të tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *