Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin “Opinion”, ku po diskuton për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.
Nga aty, Rama ka zbuluar se Tv Klan ka zhvilluar dy sondazhe të brendshme nga komapnia amerikane Trafalgar, e cila ka parashikuar me saktësi edhe fitoren e Donald Trump. Këto rezultate nuk u publikuan asnjëherë.
Kryeministri i ka kërkuar gazetarit Blendi Fevziu që të nxjerrë sondazhet, duke e akuzuar se janë penguar nga kreu i opozitës Lulzim Basha. Po ashtu, Rama i bëri thirrje edhe pronarit të këtij televizioni Aleksandër Frangaj, duke i kërkuar që të nxjerrë menjëherë sondazhet.
Por CNA.alka zbuluar rezultatet e këtij sondazhi të cilat qëndrojnë në “kasafortën” e TV Klan.
Kompania amerikane ka nxjerrë PS me 49.1%, PD me 40.4%, LSI 6.2% dhe partitë e tjera me 4.2%.
Ky është një rezultat që është shumë i përafërt me rezultatin real të zgjedhjeve të 25 prillit.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNA.al