Vendosni fjalën kyçe....

3 viktima dhe 9 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi


Së paku tre persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë shpallur të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut afër një hidrocentrali në provincën e Sumatrës Veriore të Indonezisë, thanë të premten autoritetet e këtij shteti.

Hisar Turnip, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Kërkim-shpëtimit, tha se reshjet e mëdha të shiut në rajon që ndodhën të enjten në mbrëmje e shkaktuan rrëshqitjen vdekjeprurëse.

“Gjithsej dymbëdhjetë persona janë zënë nga dheu. Tre prej tyre kanë vdekur dhe i kemi tërhequr trupat e tyre. Identiteti i viktimave ende nuk është i njohur”.

Kompania që e zhvilloi dhe që e menaxhon hidrocentralin afër të cilit ndodhi rrëshqitja konfirmoi se dy punëtorë – një indonezian dhe një kinez – u rrëmbyen nga dheu që rrëshqiti, ndërsa një punëtor tjetër kinez i mbijetoi fatkeqësisë.

“Zona është siguruar nga autoritetet dhe askush nuk do të lejohet afër atij vendi, sepse ka frikë që do të ketë më shumë rrëshqitje”, tha një zyrtar i lartë i kompanisë “North Sumatra Hydro Energy”.

Bëhet e ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit ende janë duke i vazhduar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *